Zidane: Ronaldon e dua gjithnjë pranë vetës

Pas fitores me Osasunën me një rezultat shumë të thellë 5-2, tekniku i Real Madritit, Zinedine Zidane, është shprehur i kënaqur me këtë rezultat, në një kohë kur lojtarët e skuadrës së tij nuk janë ende në 100 për qind të formës së tyre, sepse porsa janë rikthyer nga kombëtaret.

Zidane: Ronaldon e dua gjithnjë pranë vetës

I pyetur për rotacionin e përdorur në mbrojtje dhe mesfushë, “Zizu” u përgjigj se “sot ka qenë kështu, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, dhe na presin shumë ndeshje”, shkruan Telesport.

“Më pas do të shohim. Të mërkurën kemi një ndeshje tjetër. Ajo që duam është të vazhdojmë me ecurinë e mirë dhe të shënojmë në çdo ndeshje”, ka thënë Zidane.

Duke nisur vlerësimet e tij për lojtarët kryesorë, Zidane nuk u kursye në lëvdata.

“Luka Modric-in e njohim se çfarë lojtari është. Nuk ka nevojë për më shumë fjalë. Ai ka përvojë. Jam i kënaqur me duartrokitjet e tifozëve, sepse ai i meriton dhe është një shpërblim për punën që ka bërë. Ai është fantastik”, ka thënë më tej ‘Zizu’.

“Benzema? Eh, unë aktualisht e shoh mirë, me ritëm dhe jam i kënaqur me atë që ka bërë. Është gati për të luajtur nga fillimi, edhe pse do të shohim se si do t’ia bëjmë të mërkurën”, ka shtuar ai.

“Ronaldo është i kënaqur dhe të gjithë e kemi shijuar atë që ai bëri në fushë. E dua gjithmonë pranë vetes”, tha ai.

“Kovacic çdo ndeshje jep maksimumin”, ka thënë Zidane./Insajderi.com