Zidane pret më shumë nga ky lojtar i Real Madridit

Zidane pret më shumë nga ky lojtar i Real Madridit

Zidane pret më shumë nga Karim Benzema, që po kalon një sezon dëshpërues.

Vetëm një gol në La Liga dhe dy në përgjithësi këtë edicion, kaq ka shënuar Benzema deri më tani, që po kalon një sezon dëshpërues.

Këtë e di edhe Zinedine Zidanedhe ka kërkuar nga francezi të japë më shumë në fushë.

“Benzema? Ai është i pari që dëshiron të përmirësohet dhe të jap më shumë në fushë. Ne e dimë se mundet të japë më shumë”, tha ai.

“Unë jam këtu që t’i ndihmoj gjithë lojtarët, jo vetëm Benzeman. Ne po rritemi sa i përket paraqitjeve, por duhet edhe të shënojmë dhe shpresoj që nesër do ta bëjmë këtë”, shtoi Zidane, transmeton albeu.

Interesante