Zidane paralajmëron skuadrën: Napoli mund të na krijojë probleme

Zidane paralajmëron skuadrën: Napoli mund të na krijojë probleme

Suksesi 3-1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve ndaj Napolit nuk qetëson aspak Zinedine Zidane. Trajneri i Real Madrid është plotësisht i ndërgjegjshëm se gjithçka mund të ndodhë në “San Paolo”, ku tifozeria shpesh bën diferencën.

“Nuk është asnjëherë e lehtë këtu”, tha sot para gazetarëve Zidane, i cili ka shkelur disa herë në këtë stadium si futbollist i Juventusit.

“Këtu asgjë nuk është e lehtë. Është një stadium ku tifozët shtyjnë skuadrën, është shumë i bukur, por është i bukur edhe për rivalët që luajnë këtu”, vijoi ai.

“Napoli do ta fillojë ndeshjen me shumë intensitet, këtë e dimë. U duhet të shënojnë. Ata mund të luajnë në çdo mënyrë, dinë të bëjnë presing, kanë lojtarë të aftë në kundërsulm, por janë një skuadër e madhe dhe mund të na krijojnë probleme. A jam i shqetësuar se përballë kemi sulmin më të fortë të Italisë? Jo, nuk jam shumë i shqetësuar në këtë aspekt pasi e dimë që janë një skuadër e mirë, por ne jemi mësuar të luajmë kundër ekipeve të mëdha. Në fushë do të ketë shumë lojtarë të mirë nesër dhe mos harroni se edhe ne kemi një ekip të mirë dhe mund të bëjmë gjëra të bukura”, tha francezi.

Në fund edhe pyetja e pyetja e zakonshme: La Liga apo Champions?

“Jemi në garë në të dy turnetë dhe duam të fitojmë gjithçka që është e mundur. Objektivi ynë, duke qenë Real Madrid, është të mundohemi të fitojmë turne, nuk dua të zgjedh cilin. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje futbolli që luajmë”, tha Zidane në konferencë për shtyp. /Insajderi.com