Zidane: Një vit spektakular, do të qëndrojë në Real Madrid

Zidane: Një vit spektakular, do të qëndrojë në Real Madrid

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për të ardhmen e tij tek klubi madrilen pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Ish-futbollisti i Juventusit dhe Real Madridit ka thënë se do të qëndrojë tek madrilenët edhe stinorin e ardhshëm.

“Ne jemi të gëzuar sepse nuk është lehtë që të fitohet La Liga dhe Liga e Kampionëve në një sezon. Ka qenë një vit spektakolar”, deklaroi Zidane.

“Unë nuk jam trajneri më i mirë në botë. Patjetër, unë do të vazhdoj… tani mendojmë për stinorin e ardhshëm”, ka thënë Zidane.

Zidane ka habitur me deklaratën e tij kur është pyetur nëse është gëzuar më shumë me triumfin në La Liga apo me triumfin në Ligën e Kampionëve.

“Më shumë më ka lumturuar shpallja kampion në La Liga, sepse atje kemi zhvilluar 38 ndeshje”, u shpreh ai.

Reali mposhti Juventusin me rezultat 4 me 1 ne finalen e Ligës së Kampionëve. /Insajderi.com