Zidane ndryshon formacionin kundër Manchester Unitedit

Zidane ndryshon formacionin kundër Manchester Unitedit

Real Madrid të martën do të luajë kundër Manchester Unitedit.

Madrilenët do të mundohen edhe trofeun e nëntë në katër vjetët e fundit kur në Shkup do të takohen me Unitedin në kuadër të Superkupës së Evropës.

Zinedine Zidane është duke menduar të ndryshojë formacionin e zakonshëm 4-3-3 në 4-4-2.

E gjithë kjo pas mungesës së Cristiano Ronaldos dhe mos gatishmërisë së plotë të Gareth Bale.

Faza e sulmit do të përbëhej prej Karim Benzemas dhe Marcos Asensio, të cilët do të ndihmoheshin prej treshes Luka Modric, Toni Kross dhe Iscos.

Theksojmë se trajneri raportohet se në repartet tjera nuk do të bëjë ndryshime në ekipin titulluar.