Zidane konfirmon lëndimin e yllit të realit

Zidane konfirmon lëndimin e yllit të realit

Ziendien Zidane ka konfirmuar se Raphael Varane nuk do të luajë ndaj Valencias

Raphael Varane, mbrojtësi i Real Madridit, do të mungoj në ndeshjen ndaj Valencias. Francezi ka lënduar muskulin e këmbës, dhe të dielën do të pushoj.

“Varane dëshiron të luajë, por unë nuk dua ta rrezikoj. Për mua është shumë e rëndësishme shëndeti i lojtarit”, ka deklaruar Zinedine Zidane në konferencën për media para ndeshje me Valencian.

“Ai ka lënduar muskulin. Kjo ndodhi në ndeshjen e parë të Superkupës në Barcelonë”, ka theksuar strategu francez, përcjell Express.

Kurse, Real Madridit në ndeshjen ndaj Valencias do t’i mujojnë Jesus Vallejo e Sergio Ramos, për shkak të lëndimit, dhe Cristiano Ronaldo, i cili është i suspenduar.