Zidane: Jemi të fortë pavarësisht dy barazimeve

Zidane: Jemi të fortë pavarësisht dy barazimeve

Zinedine Zidane nuk ka problem për formën e Real Madrid pavarësisht se mbërrin në ndeshjen e Champions League kundër Borussia Dortmund, pas dy barazimeve radhazi në La Liga.

Reali barazoi 1-1 kundër Villarreal dhe 2-2 ndaj Las Palmas, megjithatë Zidane ishte i qetë në konferencën para sfidës në “Signal Iduna Park”, shkruan telesport.

“Nuk jam i shqetësuar sepse do të luajmë në një veprimtari tjetër tani. Ndoshta sërish mund të barazojmë, por unë nuk jam i shqetësuar nga dy barazimet e mëparshme. Skuadra është në formë shumë të mirë, askush nuk ka dëshirë të humbasë katër pikë në dy ndeshje, por i tillë është futbolli. Ndonjëherë të jep një paralajmërim dhe duhet të vazhdohet kthesa me një punë të madhe”, ka thënë Zidane.

I pyetur për arsyen e barazimeve në dy ndeshjet e fundit, francezi tha se “është pak nga disa vështirësi në mbrojtje dhe pak nga disa vështirësi në sulm, por asnjë problem nuk është aq i madh që të më trishtojë”.

Zidane foli edhe për pakënaqësitë e Ronaldo, që u zëvendësua 20 minuta para fundit në Las Palmas. “Është mese normale që dëshiron të luajë gjithmonë, por është edhe inteligjent dhe kupton që duhet të ishte në 100%, ashtu si do të jetë, në ndeshjen ndaj Dortmund”./Insajderi.com