Zidane: Jam krenar me lojtarët

26.01.2016 09:23

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, mendon që skuadra e tij ka merituar më shumë ne ndeshjën ndaj Betisit dhe se “Los Blancos” nuk janë dorëzuar në garën për La Liga.

Zidane:  Jam krenar me lojtarët

Zidane tha se nuk e priste të humbiste po futbolli është i tillë “E vërteta është që ne nuk e prisnim të humbisnim, por i tillë është futbolli dhe nuk i’a lë fajin futbollistëve”, u shpreh legjenda e futbollit francez.

Francezi e vlerësoi paraqitjën e Betisit dhe tha qe e priste një atmosferë jo fort miqësore në Benito Villamarin.
“E prisja Betisin të luante ashtu dhe pastaj goli ishte spektakular, është vend i vështirë të fitosh. Mendoj që ata luajtën mjaft mirë”- deklaroi trajneri i Real Madridit.

Reali barazoi tw shtunwn  në ndeshjën e javës së 21-të të kampionatit spanjoll, ndaj Real Betisit me rezultat 1-1.  Golin e vetëm për madrilenët e shënoi Karim Benzema.

Skuadra mbrëtërore mbetet në vendin e 3 në tabelë, 4 pikë larg Barcelonës e cila gjendet në krye të tabelës me një ndeshje më pak të zhvilluar.