humbja e skuadrës që a" />

Zidane: Humbja nga Atletiko është një goditje e rëndë

Zidane: Humbja nga Atletiko është një goditje e rëndë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka deklaruar se kjo është një goditje e rëndë për madrilenët humbja e skuadrës që ai drejton ndaj Atletikos në “Bernabeu”.

Ai tha se humbjet nga Atletiko janë gjithmonë të vështira dhe se nuk e priste një humbje në shtëpi të shtunën nga rivalët e qytetit.

“Kjo është një goditje e rëndë për ne. Të humbësh në shtëpi nga Atletiko është vërtetë e vështirë dhe që nuk e prisja”, deklaroi Zidane në konferencën për shtyp, pas ndeshjes.

Reali me këtë humbje ka pësuar një goditje të rëndë edhe në shpresat e saj për titull pasi tani ndodhet 11 pikë pas Barcelonës që prinë në renditje.