Zidane flet për Ronaldon dhe “El Clasicon”

Zidane flet për Ronaldon dhe “El Clasicon”

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas triumfit në Kupën e Botës për klube, ku spanjollët triumfuan minimalisht me gol të Ronaldos.

Zidane nuk është frenuar thurë lëvdata për të besuarit e tij për fitimin e trofeut, ndërsa tashmë shikon vetëm nga “El Clasicos” e së shtunës së ardhshme.

“Bëmë një ndeshje të kompletuar edhe pse nuk ishte e lehtë. Këto rekorde i takojnë lojtarët të mi, të cilët janë aty dhe po luajnë. Jam i lumtur për ata. Është vetëm një Cristiano. Në momentet kyçe ai është gjithmonë aty. Ai kurrë nuk dështon. Një ndeshje e mirë para ‘El Clasicos’. Ta shikojmë tani dhe pastaj të përgatitemi për fundjavë”, ka thënë Zidane.