Zhgënjimi i ushtarit shqiptar i kthyer nga Afganistani

Zhgënjimi i ushtarit shqiptar i kthyer nga Afganistani

Në emisionin e sotëm të “Njerëz në Fokus” në News24 të drejtuar nga gazetarja Ola Bruko, u trajtua tema “Lufta dhe paqja e ushtarëve tanë..”. Një temë kjo kushtuar ushtarëve që bëhen pjesë e misioneve ushtarake jashtë vendit, kryesisht paqeruajtës, shkruan BalkanWeb.

Në fillim të emisionit, një prej paqeruajtësve shqiptarë i mbetur anonim ka rrëfyer jetën e tij pas misionit në Afganistan.

“Kur vija nga misioni isha i ngarkuar emocionalisht. Nuk kam patur asnjë mbështetje nga shteti. Merrja 120 mijë lekë dita, dhe një pjesë e saj më mbahej tatim. Detyrimi i Ministrisë së Mbrojtjes është të na dërgojë me pushime. Ata që kanë rrezikuar jetën nuk kanë shkuar,” rrëfeu paqeruajtësi.

Në këtë intervistë ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga shteti, dhe nga paga që merrte një pjesë i mbahej tatim.