Zhduket një grua në Prizren

Zhduket një grua në Prizren

Policia e Kosovës njofton se të enjten ka marrë një informatë për zhdukjen e një gruaje nga Prizreni.  Zhdukjen e gruas nga fshati Lubizdhë e ka raportuar vëllai i saj, i cili ka treguar se ajo ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Në raportin e Policisë nuk janë dhënë detaje të tjera rreth rastit.