Është zhdukur një vajzë e mitur, në qytetin e Vushtrrisë, njofton policia e Kosovës.
Babai i saj ka informuar policinë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.
Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.
Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme, në komunën e Ferizajt është zhdukur një vajzë. Rastin e të cilës e kishte lajmëruar motra e saj. /Insajderi.com