Zhbogar nuk pritet mirë në Maqedoni

Në vend të një mirëseardhje protokolloare, kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov e priti me kritika ambasadorin e ri të BE-së në vend, Samuel Zhbogar - ish-ushtrues i kësaj detyre në Kosovë për një mandat të plotë.

Zhbogar nuk pritet mirë në Maqedoni

Zakonisht, kryetari i shtetit duhet që t’i pretë amabsadorët e huaj me një fjalim të shkurtër dhe të përshtatshëm, por kësaj radhe ishte ndryshe, transmeton portali nga Maqedonia “Telegrafi”, njofton Insajderi.

Me këtë rast, Ivanovi tha se shpreson që Bashkimi Evropian do ta ndryshojë qasjen e gabuar të deritanishme ndaj Maqedonisë, që sipas tij ka qenë kundërproduktive.

Në të kundërtën, Ivanov tha se është çështje kohe se kur vendi do të përballet me krizën e radhës politike, nëse Maqedonia nuk do të merr një datë për të filluar bisedimet për në BE.

Ivanovi nuk e la pa përmendur edhe krizën e refugjatëve për të cilën tha se nuk është i kënaqur me sjelljen e BE-së ndaj Maqedonisë, në aspekt të përballjes me sfidat e krizës së refugjatëve. /Insajderi.com