Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabit Zharku ka thënë se gjatë kohë" />

Zharku e pranon se kishte themeluar biznes në Suedi kur ishte në arrati

Zharku e pranon se kishte themeluar biznes në Suedi kur ishte në arrati

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabit Zharku ka thënë se gjatë kohës sa ndodhej në arrati në Suedi kishte hapur një biznes.

Zharku ka treguar se në Suedi kishte themeluar një ndërmarrje për prodhimin e materialit ndërtimor, të cilën ka thënë se e ka themeluar për të bashkëpunuar me një kompani tjetër të cilën e kishte themeluar në Kosovë rreth 20 vite më parë.

“Biznesin në Kosovë e kam themeluar në vitin 1999. Ndërsa, kompaninë Alba Export e kam themeuar në Suedi në vitin 2013 pasi që jam arratisur. Biznesi në Suedi është në emër tim, ndërsa biznesi në Kosovë është në emër të djalit tim, pasi nuk kam qenë në Kosovë për këto vite”, deklaroi Zharku në emisionin Debat + me Ermal Pandurin.

Insajderi kishte raportuar dy vite më parë për biznesin të cilin Zharku e kishte themeluar në Suedi.

Asokohe nëpërmjet Facebookut, Zharku tregonte se X-Fort, kompania e prodhimit të materialit ndërtimor e themeluar nga ai, kishte “shpërthyer” në tregun suedez.

Xhabir Zharku përfiton nga arratia, merret me biznes në Suedi

Më 21 prill 2011, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale të  detyrimit dhe posedimit të paligjshëm të armës, dhe i kishte shqiptuar atij dënim me tre vjet burgim si dhe gjobë prej 1,500 euro. Policia ia kishte konfiskuar Zharkut gati një kamion armë në shtëpi.

Megjithatë, Zharku ishte arratisur në Sudi në dhjetor të vitit 2012 dhe nuk e kishte mbajtur dënimin prej 3 vitesh burgim.

Zharku kishte jetuar lirshëm në Suedi, derisa Suedia kishte njoftuar autoritetet kosovare se nuk mund ta ekzekutonte dënimin në këtë shtet sepse s’ka marrëveshje ndërshtetërore. /Insajderi.com