Zgjedhjet lokale do të zgjatin edhe një muaj

Zgjedhjet lokale do të zgjatin edhe një muaj

Fushata për zgjedhjet lokale të së dielës përfundon sot, derisa e shtuna do të jetë heshtje zgjedhore. Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin për kryetarët e komunave dhe asamblistët komunalë.

Por, me votimet të dielës nuk përfundon gjithë procesi zgjedhor. Kandidatët për kryetar duhet të fitojnë mbi 50 për qind të votave të qytetarëve për të fituar të drejtën për të udhëheqë me komunën, në të kundërtën duhet të shkohet në balotazh.

Nëse bazohemi në zgjedhjet e qershorit, shihet se në gati asnjë prej komunave nuk ka ndonjë prej partive që mund të fitojë garën me  të parën.

Ndryshe, Ligji për zgjedhjet lokale i Republiëks së Kosovës në nenin 9 pika 6 e specifikon edhe afatin kur duhet të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.

“Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, KQZ-ja organizon raundin e dytë të zgjedhjeve në mes të dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele katër (4) javë pas raundit të parë”, thuhet në ligj.

Sipas kësaj, i bie që ruani i dytë i zgjedhjeve, ku do të votohet vetëm për kryetarë të komunave, të mbahet më 19 nëntor.