I zgjatet paraburgimi të dyshuarit për sulm me kamion në Stokholm

23.11.2017 14:39
I zgjatet paraburgimi të dyshuarit për sulm me kamion në Stokholm

Një gjykatë suedeze ia vazhdoi paraburgimin një shtetasi uzbek, të akuzuar për kryerjen e një sulmi me kamion, në muajin prill, në Stokholm.

Pesë veta janë vrarë nga goditija e qëllimshme me kamion.

Gjyakta e Qarkut të Stokholmit tha se Rakhmat Akilov, 39 vjeç, është urdhëruar të mbetet në paraburgim deri më 21 dhjetor.

Hetuesit thonë se ai e ka përplasuar një kamion të rrëmbyer për kalimtarët, në një rrugë të populluar në qendër të Stokholmit, më 7 prill.

Në deklaratën e gjykatës thuhet se Akilov nuk e ka sfiduar kërkesën e prokurorëve për të zgjatur paraburgimin.

Ai dyshohet për krim terrorist, si dhe për rrezikim të njerëzve.

Stokholmi është një nga disa qytetet evropiane që janë goditur nga sulme vdekjeprurëse me automjete.

Qysh në vitin 2016, sulme të ngjashme kanë ndodhur në Barcelonë, Londër, Berlin dhe Nicë.

Ministri i Jashtëm i Uzbekistanit, Abdulaziz Kamilov, ka thënë në muajin prill se Akilov është rekrutuar nga grupi militant Shteti Islamik, pasi ai ka lënë Uzbekistanin në vitin 2014 dhe është vendosur në Suedi.