Zgjatet edhe për gjashtë muaj afati për faljen e boxheve

02.09.2016 11:33
Zgjatet edhe për gjashtë muaj afati për faljen e boxheve

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka njoftuar se shtyhet afati për faljen e borxheve të qytetarëve edhe për gjashtë muaj të tjerë, ky ligj që ka hyrë në fuqi vitin e kaluar do të duhej të përfundonte sot.

Hoti tha se deri tash janë falur mi 120 milionë euro borxhe, nga 720 milionë sa ka qenë totali i këtij borxhi, ndërkohë që kanë mbetur edhe 600 milionë tjera.

“Vlefshmëria e këtij Ligji përfundon sot, por pas amandamentimit në Kuvend, qytetarët do të kenë mundësi përsëri të bëjnë kontrata të reja për shlyerjen e borxheve”, tha Hoti.

Në konferencën e përbashkët edhe me Safet Gërxhaliun drejtorin e Odës Ekonomike Kosovare u tha se

kësaj periudhe disa komuna kanë qenë më të suksesshme në këtë projektligj njëra prej të cilave është Gjilani. /Insajderi.com