Zëvendëskryeministri dyshon se takimi i Ahmetit në jaht ka të bëjë me korrupsion

28.03.2017 21:53
Zëvendëskryeministri dyshon se takimi i Ahmetit në jaht ka të bëjë me korrupsion

Zëvendëskryeministri i vendit, biznesmeni Ramiz Kelmendi ka dhënë një version të tij, mbi takimin e kryetarit Shpend Ahmeti në një jaht në Budvë të Malit të Zi.

Zëvendëskryeministri, Kelmendi duke folur në cilësinë edhe të biznesmenit ka thënë se “zakonisht takimet jashtë e politikanëve jashtë vendit, e sidomos në jahte, kanë qëllime korruptuese”.

Kelmendi ka folur për publikimin e disa fotografive, ku kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shihet në një jaht në Budvë.

Zv, kryeministri ka thënë se takimet mes politikanëve dhe afaristëve, që nuk kanë qëllim ndonjë aferë të korrupsionit zhvillohen në zyre. Ai ka treguar pse, sipas Kelmendit, i pari i Prishtinës fsheh lidhjet me biznesmenët e familjes Devolli.

“Forma e takimit këtij tipi të tij të jep vetëvtiu me dyshu që ka të bëjë me korrupsion”, ka thënë Kelmendi, në emisionin Komiteti në TV Dukagjini.

Ai ka komentuar fotografitë në të cilat kryetari Shpend Ahmeti shihet në një jaht në Budvë i cili dyshohet se është pronë e kompanisë së madhe Devolli.

“Kjo që ai ka dalë jashtë ndikimit të partisë vet dhe ka punuar sigurisht jashtë partisë së vet, tregon se nuk ka qenë i interesuar ta dijë partia dhe ka dashur të takohet në ambientet e tillatregon se janë takime korruptive”, ka thënë Kelmendi.

“Nëse je transparent vendos që takime të tilla të mbash në zyre”, ka shtuar ai./Insajderi.com