Zëvendësi i Sheshelit sot takohet me serbët në Graçanicë

Zëvendësi i Sheshelit sot takohet me serbët në Graçanicë

Zëvendësi i radikalit serb Vojisllav Sheshel, do të qëndrojë sot në Kosovë. Gazeta Insajderi merr vesh nga burimet e veta se Nemanja Saroviq, i cili është edhe nënkryetar i Partisë Radikale të Serbisë, do të qëndrojë në Komunën e Ranillugut dhe me pas, prej orës 11:30, do të vijë edhe në Komunën e Graçanicës, për të zhvilluar fushatë me serbët e Graçanicës.

Nemanja Saroviq akuzohet nga Gjykata e Lartë në Beograd për shkaku se kishte djegur flamujt e NATO-s, BE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shtetit të Kosovës.

Djegia e famujve kishte ndodhur gjatë protestës së mbajtur në nëntor të vitit 2012, me rastin e lirimit nga akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës, të ish-komandantit të UÇK-së, njëherësh lider i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Për këto akuza ai ishte deklaruar i pafajshëm. Në gjykimin e tij kishte dëshmuar edhe kreu i kësaj partie, Vojisllav Sheshel./Insajderi.com