Zëvendës kryeministri i Maqedonisë i lidhur me biznese jolegale

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë i lidhur me biznese jolegale

Zëvendës kryeministri i ri i Maqedonisë, Koço Angjushev, ka qenë i lidhur me bizneset e pushtetit të kaluar.

Angjushev ka qenë i lidhur jo me bizneset legale në vend por ato të fshehtat “off shore” në Belize, shkruan Prizma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për kompanitë misterioze “Makinvent” dhe “Fero Invest”.

Bashkëpunëtor i këtyre dy kompanive të udhëhequra nga Koço Angjushev, është “Hidro Osogovo” e cila udhëheq me katër hidrocentrale të vogla që e furnizojnë me ujë dhe rrymë Kriva Pallankën.

Në vitin 2015, i pyetur nga Prizma, Angjushev nuk ka dashur të tregojë se kush është pronari i vërtetë i kompanisë “Hidro Osogovo”.

“Bëhet fjalë për një biznesmen nga fqinjësia, e kam shok, por nuk mund të ju them kush është. Nuk ka lidhje me ata që janë të lidhur me off shore kompani në Belize.” kishte thënë Angjushev.