Zenun Pajaziti thotë se s’ka kohë të merret me Lutfi Hazirin

Zenun Pajaziti thotë se s’ka kohë të merret me Lutfi Hazirin

Partia Demokratike e Kosovës vendosi që me Zenun Pajazitin të garojë në zgjedhjet lokale në Gjilan që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Ai ka folur për kundërkandidatët e tij nga partitë tjera dhe garën që do të zhvillohet në këto zgjedhje.

Pajaziti ka thënë se nuk po merret fare me kundërkandidatët e tij në Gjilan

“Nuk po mendoj hiç për ta”, ka thënë shkurt Pajaziti për Insajderin.

Megjithatë, ai ka thënë se i çmon kundërshtarët e tij, pasi me ta njihet që një kohë. Por ai, më shumë sesa me kundërshtarët, ka thënë se po merret me përpilimin e një oferte sa më të mirë për qytetarët.

“I çmoj sepse i njoh moti, por më shumë sesa me kundërkandidatët po merrem me vetveten. Jam i interesuar ta bëj një ofertë sa më të mirë. Më shumë sesa kundërkandidatët, më interesojnë qytetarët çka mendojnë. Dua të ndërtoj diçka për qytetarët që ata të më besojnë dhe votojnë mua”, ka thënë Pajaziti për Insajderin.

Insajderi ka kërkuar një qëndrim edhe nga kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, por ai nuk ka dashur të deklarohet./Insajderi.com