“Me zemër do t’i përkrah lojtarët e Kosovës” – Mustafa bëhet zyrtarisht ‘Dardan’

“Me zemër do t’i përkrah lojtarët e Kosovës” – Mustafa bëhet zyrtarisht ‘Dardan’

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar kartelën e anëtarësisë së Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Këtë e ka bërë publik vetë Mustafa përmes rrjetit social Facebook, ku ka thënë se edhe nëse nuk do të mundet të jetë i pranishëm në çdo ndeshje, me zemër do t’i përkrah futbollistët e Kosovës – Dardanët në çdo përballje.

“Sot, pranova me shumë kënaqësi kartelën e tifozërisë së përfaqësueses tonë në futboll, ‘Dardanët’. Edhe nëse nuk do të mund të jem prezent në çdo ndeshje, me zemër dhe mendje do të përkrahë lojtarët tanë në çdo përballje. ‘Dardanët’ do të kenë rol shumë të rëndësishëm në sukseset tona në futboll në të ardhmen. Faleminderit!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

isa