Zeka: Piramida e krimit të EULEX-it në Kosovë është bërë në koordinim me udhëheqësinë e PDK-së

23.11.2017 11:14
Zeka: Piramida e krimit të EULEX-it në Kosovë është bërë në koordinim me udhëheqësinë e PDK-së

Deputeti i Nismës për Kosovën, Mialim Zeka, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës e ka akuzuar PDK-në për lëshimin e seancës.

“Krejt piramida e krimit të EULEX-it në Kosovë është bërë me koordinim me udhëheqësinë e PDK-së. Nëse dikush nuk ka fytyrë e moral të flasë për veprimet antiodmeokratike të EULEX-it janë pikërisht deputetët e PDK-së”, ka thënë Zeka.

Ai ka akuzuar PDK-në se bashkë me prokuroren Arnal kanë marrë vendim në Brezovicë për t’ia ngritur aktakuzën liderit Fatmir Limaj.

“Nëse PDK do drejtësi në këtë vend, duhet të thërrasë seancë të jashtëzakonshme. Ne e dimë se edhe institucionet ndërkombëtare po na thonë se sistemi i drejtësisë është i kapur nga mafia. Për këtë duhet të bisedojmë, për punën e gjyqësorit të Kosovës, por edhe për EUELX-in. Ata që dikur kanë dënuar politikisht shqiptarët sot janë në majat e gjyqësorit”, ka thënë Zeka.

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar sot seancën si shenjë proteste për raportimet e mediave se gjyqtarë të EULEX-it kanë manipuluar me prova dhe kanë fyer ish-komandantët e UÇK-së gjatë proceseve gjyqësore.