Zejnullahu largohet nga Union Berlin, bashkohet me Paçaradën

Zejnullahu largohet nga Union Berlin, bashkohet me Paçaradën

Futbollisti kosovar Eroll Zejnullahu vitin e ardhshëm do të luajë me një skuadër me Leart Paçaradën. Zejnullahu është huazuar nga Union Berlin tek skuadra e Sandhausen.

Mesfushori që nuk është ftuar nga elektori i Kosovës, Albert Bunjaki, për ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Turqisë, ka konfirmuar vet largimin nga Union Berlin.

“Kam vazhduar kontratën deri më 2019 me Union Berlin, por tani jam duke shkuar në huazim tek Sandhausen”, ka thënë ai, shkruan sot Berliner Zeitung.

Stinori 2016/17 ka qenë joproduktiv për mesfushorin, i cili ka luajtur vetëm 12 herë këtë vit për Union Berlinin.

Zejnullahu ka thënë se është i lumtur me huazimin në Sandhausen.

“Jam i emocionuar për të ardhmen, dhe i lumtur që do punoj me trajnerin Kenan Kocak, i cili ka besim të plotë në mua”, ka deklaruar Zejnullahu.

22-vjeçari ka thënë se mund të kthehet pas 12 muajsh tek Union Berlin sërish. /Insajderi.com