Zëdhënësja e gjykatës paralajmëron shtyrjen e vendimit për Ramush Haradinaj

Zëdhënësja e gjykatës paralajmëron shtyrjen e vendimit për Ramush Haradinaj

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës, e cila me 6 prill do të mblidhet sërish për të shqyrtuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, sipas të gjitha gjasave do ta shtyjë vendimin e saj deri në një afat të pacaktuar.

Lajmin për “Tanjug” e ka dhënë zëdhënësja e gjykatës Sandra di Rosa.

“Seanca e së enjtes do të adresoj përgjigjet e Ministrisë së Drejtësisë në Serbi në pyetjet e dërguara nga Gjykata”, ka shpjeguar Di Rosa.

Kur u pyet se çfarë mund të pritet nga seanca e së enjtes, ajo tha se dhoma e hetuesve të gjykatës ndoshta do ta shtyjë vendimin deri në një seancë tjetër.

Rreth dy javë më parë, Ministri serbe e Drejtësisë dërgoi përgjigjet në pyetjes shtesë gjykatës.

Përgjigjet janë dhënë nga zyra e prokurorit për krime të luftës e cila është duke e hetuar Haradinajn mbi dyshimin për krime lufte kundër civilëve në Kosovë./Insajderi.com