Zëdhënësi i VV-së: Kosova ka qeveri vetëm për me e shtypë popullin

Zëdhënësi i VV-së: Kosova ka qeveri vetëm për me e shtypë popullin

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, përfshirë notës e protestës dërguar nga Podgorica zyrtare për vendosjen e flamurit kombëtar dhe një tabele nga deputet të lësaj lëvizjeje në kufirin mes dy vendeve.

“Mali i Zi ia merr Kosovës mbi 8 mijë hektarë të territorit. Qeveria jonë e lodhët ia pranon pa hezitim.

Mali i Zi është futur brenda territorit të Kosovës për të hequr tabelën e Republikës së Kosovës. Qeveria jonë e lodhët s’e thotë asnjë fjalë.”

“Mali i Zi dërgon notë proteste tek Qeveria, ngase disa deputetë të Republikës e vendosën tabelën aty ku duhet të jetë. Qeveria jonë e lodhët struket dhe e shanë opozitën.

Serbia e sjell Car Lazarin, i nderon varrezat e ushtarëve që na masakruan, rikolonizon veriun, etj. Qeveria jonë s’ka guxim as me fol, se lëre më me ndërmarrë diçka.”

Më tej Kransiqi shton se e gjithë këtë agresion, simbolik e të drejtpërdrejtë, nga Serbia e nga Mali i Zi, Qeveria jonë e ka ulë kryet dhe s’ndihet e gjallë.

“Është e thjeshtë: Kosova ka Qeveri vetëm për me e shtypë popullin dhe opozitën e saj; ka qeveri për me ia vjedhë buxhetin; ka qeveri për me i rehatu familjarët e ministrave dhe kryeministrit; ka qeveri për me i punësu krejt militantat partiak. Por nuk ka Qeveri për me ia ruajt sovranitetin. Kosova nuk ka Qeveri”, ka shkruar Krasniqi.