Zëdhënësi i qeverisë: Kryeministri shkoi në Bruksel sepse nuk i ka votat për demarkacionin

Zëdhënësi i qeverisë: Kryeministri shkoi në Bruksel sepse nuk i ka votat për demarkacionin

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu ka bërë me dije se qeveria Mustafa nuk i ka votat sa i përket çështjes se Demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se shefi i Qeverisë do të kërkojë në Bruksel që të suspendohet kushti që i është vendosur Kosovës për liberalizimin e vizave.

Tutje, Abdullahu ka bërë të ditur se sa i përket çështjes së Demarkacionit, Qeveria e Kosovës ka bërë punë profesionale.

“Me aq sa jemi të informuar duket se nuk janë votat për diçka të tillë. Çështja e votave në Kuvend është shumë e rëndësishme sa i përket projektligjit për demarkacionit. Për ne si qeveri, primarja ka qenë që ta bëjmë punën ton sa më profesionale”, ka thënë Abdullahu në një prononcim për televizionin publik.

Ai ka thënë se kryeministri Mustafa ka shpresë që Brukseli do ta shqyrtojë këtë kërkesë.

“Vet fakti që Mustafa e ka parë të rrugës që të shkojë atje, kryeministri Mustafa ka imbicie që të merret parasysh kjo kërkesë”, ka deklaruar Abduillahu. /Insajderi.com