Zbulohet programi sekret i SHBA-ve për UFO

Zbulohet programi sekret i SHBA-ve për UFO

Pentagoni ka qenë duke drejtuar një program sekret multi-milionësh për hetimin e Objekteve të pa Identifikuara Fluturuese (UFO), shkruajnë mediat amerikane.

Vetëm një numër i vogël i zyrtarëve kanë qenë në dijeni të këtij programi, që kishte filluar në 2007 dhe përfunduar në 2012.

New York Times raporton se dokumente nga ky operacion përshkruajnë avionë me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe objekte të tjera ajrore.

Por, shkencëtarët kanë qenë të ndarë në dysh, duke sqaruar se fenomenet e pashpjegueshme nuk janë domosdoshmërish provë se ka prezencë të jashtëtokësorëve.

Programi thuhet t’i ketë kushtuar Departamentit amerikan të mbrojtjes rreth 20 milionë dollarë, para se të mbyllje për shkak të shpenzimeve të mëdha.

Gjithsesi, zyrtarët kishin vazhduar të studionin dhe hetonin shenja të pazakonshme dhe objekte të dyshimta.