Zbulohet plani i Messit për të mbajtur Neymarin te Barça

Lionel Messi ishte njeriu i fundit që kishte tentuar të bind Neymarin për qëndrim te Barcelona, raporton Diario Sport.

Sipas këtij mediumi spanjoll, Messi i kishte premtuar Neymarit se do t’i ndihmonte ta fitonte Topin e Artë.

Messi dhe Luis Suarez ishin lojtarët e fundit që u takuan me 25-vjeçarin në një hotel të New Jerseyt për ta bindur që të qëndrojë Neymarin. Takimi i treshes sulmuese ka ndodhur para se Barça të zhvillonte miqësoren ndaj Juventusit në muajin korrik.

Messi i kishte thënë Neymarit: “Çfarë dëshiron? Dëshiron Topin e Artë? Unë do të ndihmoj për këtë”, raporton Diario Sport, transmeton Koha.net.

Ky ishte “veprimi i fundit” i Messit për ta bindur Neymarin që të qëndrojë te Barcelona. Neymari kishte kërkuar që të ekzekutojë gjuajtjet e lira dhe penalltitë më shpesh dhe të ketë një rol kryesor për përfundimin e sulmeve të Barcelonës, derisa Messi të luante rolin e një organizatori.