Zbulohet pasuria e Arban Abrashit

Zbulohet pasuria e Arban Abrashit

Arban Abrashi ka deklaruar 1 milion e 115 mijë (1,115,000) euro pasuri të paluajtshme në deklarimin e pasurisë për vitin 2018 në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Në pasurinë e paluajtshme që ka deklaruar Abrashi, përfshihen një shtëpi, tri banesa dhe mbi 30 ari tokë. Deputeti i LDK-së ka deklaruar edhe 65,698 euro para të gatshme në banka, raporton Insajderi.

Ndërkaq, Abrashi ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 4 mijë e 500 eurove dhe 1 mijë euro ka deklaruar kapital mbi aksionet që ka në kompaninë “Laris Group Sh.P.K”.

Totali i pasurisë së deklaruar të Arban Abrashit vlen 1 milion e 186 mijë e 198 euro.