Ousmane Dembele gjatë kësaj vere ka lënë Borussia Dortmundin për të kaluar në Barcelonë
Sulmuesi francez, Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund ka kaluar në Barcelonë për 105 milionë euro, plus 42 të tjera bonuse.
Por, kjo nuk është e gjitha për Barcelonën, e cila lojtarit i ka ofruar edhe një pagë marramendëse.
Football Lakes njofton se paga e Demebele për një vit mund të shkojë deri në 20 milionë euro, natyrisht nëse arrihen objektivat me skuadrën.
Paga bazë e sulmuesit francez është 9 milionë euro.