Zbulohet kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e nëntorit

Zbulohet kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e nëntorit

U përfolën shumë emra, si kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në miqësoret që kombëtarja kuqezi do të zhvilloi në muajin nëntor, por ditën e sotme është konfirmuar Norvegjia.

Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me atë norvegjeze për zhvillimin e një takimi miqësor më datën 14 nëntor, në “Elbasan Arena”.

Ky test do t’i shërbejë trajnerit Panuçi për eliminatoret e ardhshme të Kampionatit Europian dhe Ligës së Kombëve. Kujtojmë që Shqipëria është përballum me Norvegjinë edhe në grupet e eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2014.

Në dy përballjet me Norvegjinë, Shqipëria mori një barazim dhe një fitore. Në sfidën e Oslos, kuqezinjtë triumfuan falë perlës së Hamdi Salihit, ndërsa në “Qemal Stafa” barazuan me rezultatin 1-1 ku golin e shënoi Valdet Rama.