Zbulohet kërcënuesi i kryeministrit Rama

Zbulohet kërcënuesi i kryeministrit Rama

Policia shqiptare ka arritur të identifikojë autorin e disa letrave me përmbajtje kërcënuese dhe denigruese, ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.

Sipas të dhënave të para mësohet se letrat  janë dërguar me anë të një zarfi dhe mbajnë datën 30 gusht 2016, ndërkohë që nën hetim është shtetasi Xhibrilimine Keça, 57 ­vjeç, nga Korça,

Letrat, të cilat tashmë i kanë kaluar për hetim të mëtejshëm organit të Prokurorisë, kishin përmbajtje kërcënuese, që nxisin urrjetjen, ose grindjen.

Pas identifikimit të personit, u zbuluan edhe detaje nga jeta e autorit, sipas së cilave ai vuan nga problemet mendore, për të cilat ka qenë i shtruar dhe trajtuar edhe në spitalin Psikiatrit të Elbasanit.