Zbulohet identiteti i personit të tretë për vrasjen në Vushtrri

Zbulohet identiteti i personit të tretë për vrasjen në Vushtrri

Personi i tretë i arrestuar të martën paradite për vrasjen e Kujtim Mehollit nga fshati Akrashticë e Vushtrrisë, është Q.XH, vëllai i të arrestuarit R.Xh nga Vushtrria

R.Xh bashkë me bashkëshortin e saj L.Ajazaj nga Zhuri i Prizrenit janë arrestuar të dielën si të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, shkruan KlanKosova,

Të treve, prokurorja e rastit u ka shqiptuar të mërkurën masën e paraburgimit për 30 ditë.