Zbulohet hajduti i vjedhjes së rëndë në Lubizhdë të Prizrenit

Zbulohet hajduti i vjedhjes së rëndë në Lubizhdë të Prizrenit

Policia në Prizren njofton se ka arritur të kapë hajnin që kishte kryer një vjedhje në fshatin  Lubizhdë më 6 janar.

“Me 23.01.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti me datën e cekur, ka hapur me forcë veturën e viktimës mashkull shqiptar nga ku ka vjedhur stoli ari dhe nga llogaria bankare e viktimës ka tërhequr 780€”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.