Zbulohet çmimi i biletave për ndeshjen Trepça ’89 – Vikingur

Zbulohet çmimi i biletave për ndeshjen Trepça ’89 – Vikingur

Trepça ’89 kërkon të kalojë në rrethin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Por, për ta bërë një gjë të tillë, duhet ta mposhtë Vikingurin në ndeshjen e kthimit, pasi në përballjen e parë, kanë humbur me rezultat 2:1.

89-shi llogarit në lojtarin e 12-të, që pritet të jenë tifozët, e ku numri i tyre mund të jetë i madh, marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes.

Për këtë gjë, klubi i Trepçës ka caktuar çmimet e biletave për të gjithë ata që duan ta shohin ndeshjen nga afër.

Çmimin e biletave e ka zbuluar për Sportin në KTV, kryetari i klubit të Trepçës ’89, Abedin Zeka.

“Bileta më e lirë do të kushtojë 2 euro, kurse më e shtrenjta 7 euro”, ka thënë Zeka.