Enigma koreano-veriore...

30.11.2017 22:46

Zbulohet biseda mes Merkel dhe Erdoganit

30.11.2017 19:58
Zbulohet biseda mes Merkel dhe Erdoganit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan diskutuan sot për marrëdhëniet delikate dypalëshe, gjatë bisedës së parë telefonike që prej tensioneve për shkak të kritikave gjermane mbi situatën e të drejtave të njeriut në Turqi, njoftuan mediat turke.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu Agency”, Erdogan dhe Merkel ranë dakord për t’i dhënë një shtysë të re marrëdhënieve dypalëshe të nivelit të lartë mes dy vendeve, menjëherë pas formimit të qeverisë së re gjermane.

Kjo bisedë telefonike ndodhi ndërkohë që marrëdhëniet tashmë të tendosura mes këtyre dy aleatëve të NATO-s u degraduan ndjeshëm për shkak të kritikave gjermane mbi situatën e të drejtave të njeriut në Turqi.

Berlini dënoi me forcë arrestimin e disa prej shtetasve të saj në kuadër të dënimeve të ndërmarra nga Ankaraja në sfondin e grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik 2016.

Megjithatë, qeveria turke ka dërguar javët e fundit disa sinjale paqësore, me lirimin me kusht të dy shtetasve gjermanë të ndaluar në Turqi.

“Gjatë bisedës së tyre Merkel dhe Erdogan diskutuan gjithashtu për paktin e arritur vitin e kaluar mes Ankarasë dhe Bashkimit Evropian që mundësoi uljen e numrit të kalimit të migrantëve dhe refugjatëve drejt Evropës”, sipas Anadolu Agency.