Zbulohen pagat e “çmendura” të aktorëve të Game of Thrones

23.08.2017 21:16
Zbulohen pagat e “çmendura” të aktorëve të Game of Thrones

Derisa Daenerys Taragaryen dhe Jon Snow i bashkojnë forcat kundër Cersei Lannisterit për Iron Throne, duket se aktorët që luajnë këto role janë duke e bërë një jetë luksoze jashtë serisë së famshme.

Në një raport të revistës së njohur amerikane “Variety” zbulon se aktorja britanike Emilia Clarke, Kit Harington dhe Lena Headey fitojnë nga 500 mijë dollarë për episod.

Në listën e pagave të majme janë edhe Nikolaj Coster-Waldau dhe Peter Dinklage që kanë të njëjtën pagë. Revista e njohur raporton se nuk ka dallime në paga sa i përket gjinisë.

Pesë aktorët, të cilët kanë qenë pjesë të serisë që kur filloi të transmetohej për herë të parë në vitin 2011, janë në krye të listës si më të paguarit në këtë seri./Insajderi.com