Zbulohen futbollistët që FIFA i “lejoi” të përdorin substanca të ndaluara

Zbulohen futbollistët që FIFA i “lejoi” të përdorin substanca të ndaluara

Carlos Tevez, Dirk Kuyt dhe Gabriel Heinze janë tre lojtarët të cilëve FIFA u lejoi në 2010 të përdornin substanca të ndaluara, thuhet në disa dokumente të cilat janë hakuar nga serverët e FIFA-s.

“The Fancy Bears hackers”, të cilët u bënë të famshëm pas publikimit të të dhënave mjekësore të 150 sportistëve, për të cilët ata pretendonin se ishin se përdornin doping, transmeton Koha Jone.

Përveç listës prej 150 emrave të cilët dështuan të kalonin testet mjekësore në 2015, grupi i cili mendohet të jetë i përbërë nga hakera rus, ka deklaruar se ka në zotërim një dokument të FIFA-s, i cili tregon emrat e lojtarëve të në “Kupën e Botës” në vitin 2010, të cilët ishin lejuar të përdornin substanca të ndaluara.

Grupi pretendon se kanë qenë 25 lojtarë në Afrika e Jugut të cilët kanë përdorur substancat dhe mes atyre janë edhe emrat e Tevez, Henize dhe Kuyt. Tevez, i cili gjatë asaj kohe ishte pjesë e Manchester City, është një nga 5 lojtarët argjentinas të cilët përdornin Betamethasone, një lloj asteroidi i cili gjendet në kremra për trajtim të sëmundjeve të lëkurës.

Holandezi Kuyt, i cili ishte në mes të karrierës së tij 6 vjeç te Liverpool, sipas grupit të hakerave është i regjistruar në dokument si një përdorues i një kremi për lëkurën me përmbajtje të një steroidi Dexamethasone.

Edhe për ish- mbrojtësin e Mnchester Unitedit, akuzat për përdorim të steroidëve janë hedhur online, por ende nuk është publikuar dokumenti i cili i vërteton ato.