Zbulohen arsyet për suspendimin e befasishëm të Aubameyang

Zbulohen arsyet për suspendimin e befasishëm të Aubameyang

Zbulohet arsyeja pse sulmuesi kryesor o Borussia Dortmund u la jashtë ekipit për ndeshjen e Champions League. “Nuk ishte një paralajmërim. Ishte një marrje masash që duhej bërë,” shprehet trajneri Tuchel pas fitores 1:0 kundër Sporting Lisbon.

Në ndeshjen e radhës kundër Hamburg ai pritet të rikthehet në formacion. Tuchel shpjegon se as vështirësia e ndeshjes nuk e ndaloi klubin të merrte masa ndaj lojtarit. “Disa gjëra duhet të bëhen në moment. Ose ka pasoja për veprimet e tua, ose harroje.”

Por cilat ishin “arsyet e brendshme” pse Aubameyang u la jashtë formacionit? Sipas Sport Bild, sulmuesi e kishte shfrytëzuar ditën pushim të hënën për të udhëtuar në Milano dhe nuk ishte kthyer ditën e martë. Dhe rregullorja e ekipit gjerman thotë qartë se nëse nuk je me ekipin një ditë para ndeshjes, nuk merr pjesë në ndeshje.

Thuhet se Tuchel nuk i kishte dhënë leje Aubameyang, i cili thuhet të ketë shkuar për të festuar me një grup njerëzish të tjerë, por sulmuesi nga Gaboni nuk e kishte dëgjuar duke udhëtuar gjithsesi. Kështu që Tuchel ishte i detyruar të merrte masa të menjëhershme.