Zbulimi i kafkës së vjetër 260,000-vjeçare mund të rishkruajë historinë e evolucionit njerëzor

Zbulimi i kafkës së vjetër 260,000-vjeçare mund të rishkruajë historinë e evolucionit njerëzor

Një zbulim i  ri ka zbuluar se kafka është shumë e ngjashme me fosilin më të hershëm të njohur të specieve tona, që u gjetën 6.200 kilometra larg nga Maroko në qershor.

Kjo tregon se njerëzit nuk e kanë prejardhjen  vetëm nga afrikanët, siç kanë studiuar më parë shkencëtarët. Sipas tyre, grupet e vogla të paraardhësve të hershëm njerëzorë migruan për herë të parë në Eurazi dikur para 200.000 vjetësh, ku ata zhvilluan tipare moderne në Azinë lindore.

Disa  nga njerëzit e hershëm aziatikë u kthyen në Afrikë, ku u përzien me popullsi vendase. Homo sapiens u evolua nga këto grupe të ndërthurura dhe u përhap nëpër botë, që do të thotë ADN-ja moderne njerëzore erdhi nga paraardhësit afrikano-aziatikë.

Shumica e ekspertëve besojnë se speciet tona u krijuan në Afrikë rreth 200,000 vjet më parë bazuar në prova fosile të gjendura në këtë  kontinent. Analiza e ADN-së e njerëzve moderne sugjeron që të gjithë jemi pasardhës nga një grup i vetëm që e la Afrikën brenda 120.000 vjetëve të fundit dhe emigroi në të gjithë globin. Kjo do të thotë që të gjitha gjenet tona vijnë nga njerëz të hershëm nga Afrika, përveç disa të fituar nga ndërthurja me paraardhësit e njeriut si Neandertalët.

Por një kafkë 260.000-vjeçare e gjetur në Dali County në Provincën Shaanxi të Kinës mund të rishkruajë këtë teori të gjatë. ‘Kafka e Dali’, e zbuluar në vitin 1978, është shumë e plotë, me fytyrën e saj dhe formën e trurit, shkruan bota.al.

Hulumtuesit që përshkruanin kafkën në vitin 1979 mendonin se i përkisnin specieve të hershme njerëzore Homo erectus. Por një analizë e re, nga ekspertët në Universitetin Texas A & M në College Station dhe Akademia Kineze e Shkencave në Pekin, zbulon se ajo ka shumë karakteristika me njerëzit modernë.

Ekipi thotë se eshtrat janë shumë të ngjashme me kafkat Homo sapiens të gjetura në vitet 1960 në shpellën Jebel Irhoud në Marok. Ata besojnë se kafka e Dali kishte një fytyrë si Homo sapiens, por me një rast truri më primitiv.