Zbardhet biseda mes refugjatëve kosovarë dhe Thaçit në Kanada

Zbardhet biseda mes refugjatëve kosovarë dhe Thaçit në Kanada

Tetëmbëdhjetë vjet pas ikjes nga lufta e Kosovës, Zeqirja Rexhepi u takua sot me Presidentin e vendit që la pas para 18 vitesh.

Rexhepi dhe familja e tij ishin në mesin e 5,000 refugjatëve kosovarë që kishin shkuar në Kanada në vitin 1999. Madje, për herë të parë në Kanada, ata ishin vendosur në qendrën ushtarake Halifax – të cilën e vizitoi sot presidenti Thaçi.

Pikërisht në këtë qendër, familja refugjate nga Kosova u takua me Presidentin e Kosovës. Mediumi kanadez CBA ka raportuar nga vendi i ngjarjes. Kjo gazetë përcjell edhe bisedën mes refugjatëve kosovarë dhe presidentit Thaçi.

“Unë jam shumë e lumtur dhe jam shumë krenar që ju keni ardhur për të na vizituar dhe për të na parë se ku jetojmë, kështu që ju falënderojmë”, citohet t’i ketë thënë Rexhepi, Thaçit të shtunën.

Thaçi tha se është krenar për refugjatët kosovarë në Kanada, njofton Insajderi.

“Emocionet që ndieva këtu [në Kanada] ishin të dyanshme: të dhimbshme dhe emocione të krenarisë dhe lumturisë që po i shoh kosovarët të jenë integruar me sukses në shoqëri dhe të jetojnë me krenari, si për faktin e të qenit shtetas kanadezë, por edhe për ta parë Kosovën të lirë”, tha ai. /Insajderi.com