Zbardhen detaje të reja nga sulmi në Stamboll

Zbardhen detaje të reja nga sulmi në Stamboll

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ia ka mohuar lajmet e mëhershme se sulmuesi ishte i veshur në rroba të babagjyshit.

“Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Yildirim duke iu përgjigjur pyetjeve se a ka qenë sulmuesi i veshur në rroba të babagjyshit.

Sumuesi po ashtu e ka lënë armën në vend të ngjarjes.

Yildirim ka thënë se sulmuesi i klubit të natës në Stamboll e ka lënë revolën në vend të ngjarjes, para se të ikte.

Ndërkaq, një i mbijetuar i sulmit të pasmesnatës në Stamboll ka pohuar se sulmuesi bërtiste “Allahu Akbar” teksa shtinte me armë mbi njerëz në klubin e natës.

I mbijetuari, i cili është plagosur në sulm dhe mësohet se është qytetar i Kuvajtit, raportohet se u ka thënë vizitorëve se ka bërtitur “Allahu Akbar”.

Në sulm, i cili u krye nga një person i armatosur, 30 minuta pas mesnate, u vranë 39 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Zakonisht në sulmet e kaluar nëpër botë, ku sulmuesit kanë thirrur “Allahu Akbar” gjatë sulmit, ka qenë ISIS që i ka marrë përgjegjesitë për ato sulme.

Por, deri më tani, asnjë grup s’e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. /Insajderi.com