Zarfi nga Gjermania – policia gjen substancë të dyshimtë

Zarfi nga Gjermania – policia gjen substancë të dyshimtë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda një dërgesë të dyshimtë të ardhur nga Gjermania është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

“Nga zyra për doganim postar më 11.06.2018 është raportuar se ishte pranuar një dërgesë nga Gjermania në emër të të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, në të cilën kishte një sasi substancë të dyshuar narkotike në peshë 300 gramë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com