Zanier: Kriza politike në Maqedoni mund të marrë dimension ndëretnik

09.03.2017 14:47
Zanier: Kriza politike në Maqedoni mund të marrë dimension ndëretnik

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier, në një artikull të publikuar për “Utrinski Vesnik”, ka thënë se zhvillimi i arritur në vitin 2016-të do të jetë i rrezikuar dhe pa stabilitet politik dhe se kriza e vazhdueshme politike është e dëmshme për Maqedoninë dhe qytetarët e saj.

“Kriza politike nëntëvjeçare jo vetëm që i ngadalëson reformat, por edhe kërcënon të merr dimension ndëretnik dhe rajonal, kjo është diçka që vendi nuk guxon ta lejojë, por as edhe rajoni”, tha Zanier.

Ai theksoi se edhe pse zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016-të janë konsideruar si mundësi që të kthehet stabiliteti dhe të vazhdohet më tej, kjo akoma nuk ka ndodhur dhe se vendi, edhe përkundër asaj se zgjedhjet janë zbatuar mirë, ka hyrë në një periudhë të re problematike, njofton televizioni publik.

Zanier thekson se porositë e fundit provokuese të disa subjekteve, vlerësimet se unitariteti dhe sovraniteti i shtetit janë të kërcënuara dhe incidentet etnike me sllogane, janë shqetësuese dhe se i fton liderët e rajonit të sillen me përgjegjësi dhe të përmbahen në deklaratat ose në iniciativat tjera që mund të çojnë në përkeqësimin e situatës.