Artikull i Sponsorizuar

Haradinaj: Krahu i luftës jep jetë për ty edhe sot

Haradinaj: Krahu i luftës jep jetë për ty edhe sot

Ish deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga rradhët e AAK-së, Daut Haradinaj, në postimin e tij të fundit në rrjete sociale u drejtohet qytetarëve për njërën prej temave më të përfolura së fundmi në shoqëri, pas përcaktimit të koalicioneve parazgjedhore në mes të partive politike.

 ‘Krahu i luftës nuk është në luftë me ty, por jep jetë për ty edhe sot’, tha Dauti në rrjete sociale, duke siguruar qytetarët që do të qëndrojë krahas tyre edhe në momente më të vështira, ashtu sic ka vepruar edhe më herët.

 ‘Ne sot kemi të drejtë, qofshim në pozitë apo opzitë, ti themi jo edhe një padrejtësie tjetër për luftën tonë për të cilën unë mendoj se UÇK-ja ka qenë vetëm institucion prizë. Përndryshe, populli i Kosovës e ka bërë luftën.’, kishte thënë ai në njërën nga seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovë.

 Dauti, ndër deputetët më të zëshëm dhe të drejtpërdrejtë, garon në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës në listën e AAK-së.

 Gjatë mandatit të kaluar parlamentar si pjesëtar i opozitës, Daut Haradinaj ishte ndër deputetët më të drejtpërdrejtë dhe kundërshtoi fuqishëm ‘kapjen e shtetit’ dhe vendimet që cenonin qytetarët dhe Republikën e Kosovës.

 Lexoni më poshtë postimin e plotë të tij: https://youtu.be/RcBfN_LRRuw