Zanetti: Interi ishte një hap larg Dybalas

Zanetti: Interi ishte një hap larg Dybalas

Interi ishte një hap larg nga marrja e talentit argjentinas, Paulo Dybala, kur ky i fundit luante në Palermo.

Këtë gjë e ka bërë të ditur zëvendës presidenti aktual i Interit, Javier Zanetti.

Zaneti, donte të jepte mendimin e vet në lidhje me mos thirrjen e Mauro Icardi nga kombëtarja e Argjentinës.

“Ne ishim shumë afër marrjes së Dybala tek Interi, por në fund marrëveshja dështoi të materializohej. Megjithatë, e kemi admiruar duke luajtur, edhe pse tani është pjesë e kundërshtarit tonë, Juventusit. Nga këndvështrimi im, shpresoj se ai mund të bëjë gjëra të mëdha me fanellën e Argjentinën”, ka thënë Zaneti për “La Voz”

Ish-kapiteni i Interit është i bindur se herët a vonë do të vijë ftesa e kombëtares argjentinase edhe për Icardi, siç ndodhi me Dybala.

Sepse, sipas tij, shansi për të veshur fanellën e Albiceleste duhet merituar në fushën e lojës, me paraqitje të mira në klubet e tyre./Insajderi.com