Zaev viziton Serbinë

Zaev viziton Serbinë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, do të arrijë të hënën për vizitë zyrtare dyditore në Serbi, njoftoi qeveria maqedonase.

Gjatë kësaj vizite janë paraparë takime me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq dhe takim pune në përbërjen e gjerë të delegacioneve të qeverive të dyja shteteve.  Zaev gjatë vizitës do të takohet edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dhe organizatën e maqedonasve në Serbi.