Zaev ua thotë serbëve në shtëpi: S’e tërheqim njohjen e Kosovës

21.11.2017 11:57
Zaev ua thotë serbëve në shtëpi: S’e tërheqim njohjen e Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev beson se do të ketë rezultate pozitive në dialogun e Brukselit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Zaev, i cili po qëndron në një vizitë dy ditore në Beograd, gjatë një konference për media ku e pranishme ishte edhe homologia, Ana Brnabiç, komentoi edhe rreth çështjes së shteteve të rajonit si dhe njohjeve.

Ai theksoi se shteti maqedonas nuk e ka ndërmend të diskutoj tërheqjen e njohjes për shtetin e Kosovës.

Sipas tij, Maqedonia apelon që të ketë gjithmonë respekt të ndërsjellët të vendeve fqinje.

“Ne respektojmë dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe unë besoj se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje, e cila do të rezultojë me marrëveshje”, ka thënë ai